E kujt është kjo “SHTËPlZË” në GJlRlN e LaIzit? (Foto)

    0
    454

    Shqipëria, në raportet e ndryshme ndërkombëtare, konsiderohet si një vend v;arfër, ku ka dështuar rritja ekonomike.

    Në fakt, të varfër dhe pa perspektivë janë qytetarët, por jo politikanët. Këta të fundit, janë shumë të zënë duke rritur mirëqenien e tyre.

    Portali CNA ka botuar disa shkrime dhe nje foto lidhur me ish-ministrin e Transportit në Qeverinë “Rama 1” dhe ish-ministrin e Ekonomisë dhe zv/kryeministër në Qeverinë “Berisha 2”, Edmond Haxhinasto.

    Referuar shkrimit, Haxhinasto dyshohet të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit.

    Kjo pasuri, nuk gjendet në formularët e deklarimit të pasurisë të administruara nga ILDKPKI. Vila e padeklaruar, ka një sipërfaqe banimi prej gati 400 metër katror , është e rrethuar një kopsht gjelbërues prej rreth 500 metër katror dhe dy;shohet se shkon rreth një milion euro.

    Haxhinasto, gjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Ekonomisë, është lakuar në lidhje me skandaIin për tenderin e koncensionit të Rrugës së Kombit si dhe për tenderin për qindra ton naftë bruto – shkruan portali.

    Vetë Haxhinasto, i pyetur për këtë vile thotë se “është në pronësi të vjehrrit”.

    “Objekti që ju pretendoni se është në pronësinë time dhe i padeklaruar, në fakt është ndërtuar nga Kompania Lerenti, me aktivitet mbi 20 vjeçar në fushën e ndërtimit të blloqeve të apartamenteve dhe vilave në Durrës dhe në Tiranë, në pronësi të vjehrrit tim, zotit Kozma Nasto, e cila, në dijeninë time, ka kohë që është shitur, si qindra apartamente të tjera në zonën e plazhit”, ka thënë Haxhinasto, duke mo;huar kështu pronësinë.

    Por portali kembenguI se vila eshte e ish-ministrit ndonese ai mund ta ketë vendosur në emrin e vjehrrit.

    “Nga të dhënat që ne kemi siguruar dhe dokumentuar me foto, vila është ndërtuar nga një tjetër kompani dhe jo nga kompania “Lerenti”, që i përket vjehrrit të Haxhinastos. Në fakt, vila, foton e së cilës po e publikojmë më poshtë, i përket Edmond Haxhinastos.

    Ne kemi verifikuar se në atë vilë është parë vetëm Haxhinasto, është ai që u jep urdhërave bahçevanëve dhe kujdeset për vilën, ndërtimin e saj dhe gjithçka tjetër. Gjithashtu as punëtorët dhe askush nuk e ka parë vjehrrin e tij. Është parë vetëm Haxhinasto me Toyotën e tij. Për më tepër, kompania e vjehrrit të tij nuk ka marrë leje për të ndërtuar ndonjë resort në Gjirin e Lalzit” – shkruan CNA.