Aktorja e mrekullueshme, magjia e skenës dhe Teatrit shqiptar, Margarita Xhepa, pritet të dalë nga spitali, ku edhe u rekuperua pas ndërhyrjes që bëri disa ditë më parë.
Spitali privat Hygeia bën me dije se pas ndërhyrjes në këmbë, të realizuar me sukses tashmë e madhja Margarita Xhepa gëzon shëndet të plotë.
Kostot e ndërhyrjes të aktores së madhe i mbuloi Bashkia e Tiranës.
“Unë do të festoj largimin e dhlmbjeve, që më kanë lodhur prej vitesh, suksesin e ndërhyrjes dhe të gjitha bashkë, do t’i mbledhim në festën e 85-vjetorit të lindjes, që nuk është larg”, tha aktorja disa javë më parë.
Në fakt, kjo mbretëreshë e teatrit dhe e filmit e meriton një festë të hijshme ashtu siç i ka edhe hije.