E mbani mend Fotininë e Big Brother, si është tani jeta private e saj

0
253

Edicioni i fundit i “Big Brother” kulmoi me martesën e çiftit Fotini dhe Daniel, të cilët u njohën brenda shtëpisë dhe vendosën të kurorëzoheshin me bekimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Çifti që i thanë ‘po’ njëri-tjetrit pasi u dashuruan gjatë 100 ditëve të qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”.

Pas daljes nga shtëpia njoftuan se do të organizonin një ceremoni tjetër familjare dasme, ndërsa me paratë e fituara do të ngrinin biznesin e tyre.

Por gjërat nuk shkuan siç ata e mendonin dhe për shumë arsye vendosën t’i japin fund lidhjes.

Por çfarë ka ndodhur me Fotininë disa kohë pas ndarjes nga Danieli?

Në profilin e saj të “Instagram-it”, ajo ka realizuar një intervistë me ndjekësit dhe njëri prej tyre e ka pyetur për jetën private.

Fotini ka pohuar se është ‘single’ momentalisht dhe me sa duket ndihet shumë mirë kështu.