E mbani mend Gjinon, dhëndrin 14 vjeçar? Ja si duket sot (Foto)

    0
    493

    Të gjithë e mbajmë mend Gjinon, tek filmi “Përrallë nga e kaluara”, i cilësuar edhe si një nga filmat më të arrirë të kinematografisë shqiptare, ndoshta më i miri
    Por Gjino është rritur dhe nuk ka më nevojë ta martojë familja apo që gruaja ta vërë në gjumë.
    Gazeta Dita sjell disa fotografi të aktorit Admir Sorra duke festuar këto ditë me një grup miqsh dhe familjarësh.

    Ai ishte 12 vjeç kur luajti rolin e 14 vjeçarit Gjino në filmin e mbështetur në komedinë e Çajupit shndërruar në një vepër kinematografike të pavdekshme nga Dhimitër Anagnosti.

    Marigoja që lufton në emër të dashurisë së vërtetë dhe Gjinoja që duhej të rritej për “të kapur fiqtë” janë dy personazhet e filmit që fitoi çmimin e parë në Festivalin XV Ndërkombëtar të Filmave të Europës Lindore në Bondy France në 1990.