E mbani mënd ish banorin e BB7,bëhet baba për herë të parë (Foto)

0
233

Enkelejd Mezini ka qenë një prej banorëve të Big Brother Albania 7.

Flokët e tij bjondë dhe sytë me ngjyrë e bënin atë të binte lehtësisht në sy dhe shumë e quajtën Brad Pitt-i shqiptar.

Pas pjesmarrjes në reality show-n, Enkelejdi nuk ka qenë më pjesë e botës së televizionit në Shqipëri, pasi prej kohësh jeton në Amerikë.

Blitz bën të ditur lajmin se ai është bërë baba për herë të parë. Enkelejdi dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Ella. Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushes!