E morën si qenush por kur u rrit, i mbyti ata – fatkeqësi me dy të vdekur në një familje kosovare në Gjermani (Foto/Video)

    0
    313

    Chico erdhi si një qenush tek Lezime K. (52) dhe djali i saj. Për tetë vjet, qeni jetonte me ata në një apartament me katër dhoma. Pastaj ai u bë një vrasës: Qeni luftarak ka kafshuar për vdekje pronarët e tij!

    Siç rrëfejnë ngjarjen mediat gjermane, përcjell Telegrafi, të martën në mbrëmje, vajza (25) e Lezime K. filloi të brengoset, sepse ajo nuk arrinte të merrte në telefon nënën dhe vëllanë e saj (27). Në fund të natës, ajo shkoi tek apartamenti i tyre në Hanover dhe u afrua tek dritarja.

    Në tokë, pa trupin e vëllait të saj të shtrirë. Ajo thirri autoritetet dhe kur ata erdhën, ajo i paralajmëroi: Kujdes nga qeni!

    Derisa forcat hapën derën, kafsha menjëherë nxori kokën përmes një çarjeje, nxori dhëmbët dhe filloi të lehte.

    Një nga zyrtarët me një kostum mbrojtës duhej ta shtynte “Chico”-n drejt një qoshe. Me një pajisje speciale, ai e kapi qenin dhe e çoi në një kafaz.

    Lezime K. dhe djali i saj ishin të të shtrirë në dhoma – të vdekur!

    “Sipas gjendjes së hetimit, supozojmë se qeni ka shkaktuar vdekjen e të dyve”, tha një zëdhënës i policisë. Si ka ndodhur kjo, është ende e paqartë.

    Siç thuhet më tej, fqinjët shpesh dëgjuan lehjen e qenit, i cili thuhet se ishte edhe agresiv.

    Madje, sipas tyre, gruaja e hendikepuar dhe djali i saj shtatanik – të cilët kishin ardhur nga Kosova – ishin mbingarkuar me përkujdesjen për kafshën.

    Për të parë videon, klikoni KËTU