E ndjekë gruaja ta rrαhë, bυrri fshίhet në një pemë…!!!
Një burrë është incizuar nga kamerat e sigurisë duke u fshehur në një pemë, pasi që siç raportojnë mediet e vendit, ai po ndjekej nga gruaja.
Daily Mail thotë se “burri duhet të ketë bërë ndonjë gjë të keqe, meqë po e ndiqte gruaja”.
Ngjarja ndodhi në Maracanau të Brazilit, transmeton lajmi.net.
Siç edhe e tregojnë pamjet, me gruan që po i afrohej atij pas një ndjekjeje të gjatë, burri u detyrua të ngjitej tek një pemë me gjethe, gjë që i ndihmoi të mos i binte në sy gruas së tij.
Përkundër faktit që ajo lëviz në afërsi të pemës, nuk arrin t’ia kapë dot syri burrin, i cili nuk bën as një lëvizje të vetme.
Videoja është bërë virale dhe ka marrë më se një mijë reagime në faqen e Facebook-ut ‘Daily Mail Video’.