/E njohu në Facebook, fierakja rrëfen tmerrln: Më kërkoi dorën te prindërit, por në Barcelonë…

E njohu në Facebook, fierakja rrëfen tmerrln: Më kërkoi dorën te prindërit, por në Barcelonë…

Njohja në rrjetin social “Facebook” i ka kushtuar shtrenjtë një 21-vjeçareje në Fier. Partneri i saj 35-vjeçar elbasanas ka ardhur nga Spanja për ta takuar pasi ata flisnin rregullisht prej disa kohësh.

Pas takimit, krejt papritur ai i propozoi asaj të martoheshin. I riu me inicialet P.M. ka kryer ritet sipas traditës sonë, duke i kërkuar dorën 21-vjeçares. Pasi kryen edhe fejesën, ai ra dakord me familjen e saj që ta merrte atje ku jetonte vetë, në Barcelonë.

Por më pas ai e ka detyruar “gruan” e tij të prostltuojë për 1 vit, derisa ajo arriti të largohej dhe të kthehej në Fier. Sipas të dhënave të poIicisë, dy ditë më parë, 21-vjeçarja ka den.oncuar rastin duke rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur.

Ajo ka shpjeguar në komisariat se ishte njohur në “Facebook” me të riun, i cili, pasi erdhi të takoheshin në Fier, i propozoi të martoheshin. Por pasi u larguan së bashku për në Spanjë, ai e ka shfry.tëzuar atë për pros.titucion.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Traflqeve shpallën në kërkim poIicor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M, 35 vjeç. Në poIicinë e Fierit, shtetasja E.F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kaIIëzim se P.M., nëpërmjet masht.rimit për martesë, e ka traflkuar dhe shfr.ytëzuar për pros.titucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë njëvjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017”, bëri të ditur dje Policia e Fierit.

Sipas PoIicisë, vajza është paraqitur për të kryer kaIIëzimin bashkë me familjarët e saj. Ajo ka qenë mjaft e tron.ditur psikoIogjikisht gjatë dëshmisë së dhënë, teksa ka rrëfyer tort.urat dhe shfry.tëzimin e “bashkëshortit” të saj.

Siç ka treguar e dëmtuara, fillimisht ata kanë qëndruar në një banesë për një periudhë dyjavore dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Pas dy javësh, ai e ka çuar në një bar dhe pasi kanë pirë, i ka propozuar punë. Vajza nuk ka qenë dakord dhe i ka kërkuar ta kthejë në Shqipëri, por ai e ka mbajtur nën dh.unë e presion. Ai e ka kërc.ënuar se do t’i zhd.ukë familjen nëse nuk bindej, duke e shfr.ytëzuar në këtë mënyrë për një periudhë njëvjeçare.