E njohu në Facebook, si ia zh.vati 60 milionë lekë vajza nga Durrësi djalit

0
323

E denjë për një skenar filmash, që nuk do të kalonte pa një çmim në Hollivud, është historia që vjen nga Durrësi mes një vajze të re banuese në qytetin bregdetar dhe një djali nga Manza.

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka vënë në pra.nga shtetasen Enertila Beqja 27 vjeçe, pasi në muajin Gusht, ka bërë kaIIëzim penaI një 30-vjeçar, banues në Manzë, i cili pretendonte se e reja i ka zh.vatur 60 milionë lekë të vjetra gjithsej.

Sigurisht, sipas asaj që rezulton nga veprimet hetimore, këtë shumë i riu ia ka dhënë vetë të resë, por më pas është penduar, pasi nuk ka marrë prej saj atë që priste.

Por si është historia?

Burimet nga blutë e qytetit bregdetar kanë konfirmuar për “Panorama” se bëhet fjalë për një njohje mes dy të rinjve në rrjetet sociale që prej vitit 2015.

Vajza dhe djali kanë krijuar një lidhje dashurie mes tyre duke shkëmbyer foto me njëri-tjetrin, edhe er.otike, por pa u takuar asnjëherë përgjatë kësaj kohe.

Arsyeja? Sepse vajza kishte mashtruar që prej fillimit. Ajo nuk kishte dërguar foto të vetat tek djali, por të vajzave të tjera, për t’u dukur më e bukur nga sa ishte.

Gjithë këtë kohë ajo e kishte shtyrë me mashtrime dhe gënjeshtra, pa i dalë asnjëherë në takim djalit të ri nga Manza, por paratë nuk ka ngurruar t’ja zh.vasë kohë pas kohe, duke ia kërkuar edhe me arsyetimin se kishte halle dhe probleme.

Por kur i riu ka nuhatur se e gjitha ishte një skemë dhe lojë, ka vendosur të shkojë në Polici për të kaIIëzuar. Aty ai ka treguar edhe se paratë që i ka marrë e reja, ia kanë dërguar vëllezërit që jetojnë në emigracion, në mënyrë që atij të mos i mungonte gjë, por ia ka zh.vatur vajza që njohu në FB.