E pabesueshme, 45 vjeçari arratlset nga bu.rgu dhe bën karrierë si artist

    0
    211

    Një histori e pabesueshme, e ngjashme me ato të filmave hollivudianë ka ndodhur në Greqi. Një person, i arratlsur nga bur.gu në Kretë, ka ikur që andej dhe ka nisur karrierë artistike.

    45-vjeçari kishte arritur të arra.tisej nga qeIia dhe që atëherë, rasti i tij ishte lënë në harresë nga policia. Që prej arra.tisjes, burri ka arritur të bëjë karrierë artistike, madje të shfaqet edhe në televizione lokale.

    Edhe pse konsiderohej një i arra.tisur, ai nuk kishte hezituar të shfaqet në televizione lokale, madje kishte qenë në lokale të ndryshme nate në Athinë, ku prezantohej si menaxher këngëtarësh të njohur, shkruan “Zougla”.

    Historia e tij është mjaft interesante. Burri e kishte kthyer në një art më vete mashtrimin, sa arrinte të mashtronte shumë qytetarë dhe kështu fitonte shuma të majme parash. Ai prezantohej si djali i një deputeti të PASOK-ut, si menaxher që shpërndante reklame në televizione lokale.

    Ai ishte arre.stuar në vitin 1996 nën akuzën e mashtrimit të përsëritur, kurse ishte arra.tisur në vitin 2002, duke shkelur lejen e bur.gut. Në vitet që ai ishte i lirë, ai ndryshoi emrin, ndërsa herë pas here paraqitej si djali i aktores Korina Tsopei dhe aktorit Andreas Barkoulis. Ai bëri karrierë si menaxher i këngëtarëve të rinj.

    Gjatë kësaj kohe ai ka mashtruar mbi 1000 persona, duke iu marrë atyre para dhe nuk ua kthente më. Historia e pabesueshme mori fund këta ditë, pas disa padive ndaj tij. Burri tashmë do të duhet të kthehet sërish në qeIi.