E pabesueshme, bie borë ngjyrë portokalli

    0
    368

    Një lloji i veçantë bore ngjyrë portokalli ka rënë në një pjesë të Evropës Lindore pas një “përplasje” të rrallë mes dimrit siberian dhe të nxehtit të Saharasë.

    Meteorologët thanë se dëbora nga Siberia u përplas me erë të mbushur me pluhur nga shkretëtira e Saharës në Afrikë.

    Dëbora është parë në male në rajonin e Soçit në Rusi, por edhe më larg akoma në lindje në rajonin Adzharia të Gjeorgjisë dhe në portin rumun të Danubit të Galatisë.

    Disa skiatorë kanë postuar fotografi në mediat sociale duke bërë shaka se ishin në Mars dhe jo në një mal.

    Meteorologu rumun Mia Mirabela Stamate tha se një erë që mbart grimcat e rërës nga Saharaja u takua me një stuhi bore. Ajo parashikoi se bora portokalli do të lëvizë drejt lindjes./m.sh/noa.al/