/E pabesueshme/ Gruaja piu 20 kanaçe Red Bull në ditë për katër vite, ja rezultati(Video)

E pabesueshme/ Gruaja piu 20 kanaçe Red Bull në ditë për katër vite, ja rezultati(Video)

Varësia ndaj ‘’Red Bull’’ bëri që kjo grua të harxhonte 3. 000 dollarë në vit. Saktësisht, Mary Allëood për katër vite rresht kishte konsumuar pijen energjike “Red Bull”, në masën e barabartë me 17 çokollata “Mars” dhe 16 filxhanë të kafesë.

Konsumimi i tepërt i kësaj pije nga ana e saj duket se i kishte dëmtuar mëlçinë sa që mjekët ishin të bindur se nëna 26-vjeçe ishte e varur nga al.kooli. Gjendja e rëndë shëndetësore e në veçanti e mëlçisë e kishte detyruar atë të përfundoi në spitaI, kurse imazhet e rëntgenit kanë treguar se mëlçia i ishte zgjeruar dy herë më shumë se sa që duhet të jetë.Mjekët ishin të bindur se ajo është e varur nga alk.ooli, deri në momentin që pranoi se është e varur nga pijet energjike. “Kisha nevojë në ato momente për atë pije, dhe nuk më interesonte se sa e dëmshme mund të jetë për mua.

Po të mos e konsumoja të paktën një, ndihesha disi e lodhur dhe e zemëruar, por thjesht kjo nuk më zgjidhte problemet”, ka deklaruar nëna nga Brixen i Devonit.Nëna e vogëlushes 3-vjeçe, për herë të parë e kishte shijuar këtë pije energjike kur ishte vetëm 22-vjeçe. Së fundmi Alëood ka kryer testet ku edhe zbuloi se mëlçia e saj është duke iu rikthyer gjendjes normale.
Videon e plotë mund ta ndiqni Ketu