E pabesueshme, ja shifra e çmendur që mori greku Sfakianakis për koncertin në Tiranë

    0
    253

    Disa ditë më parë performoi në Pallatin e Kongreseve, këngëtari grek Notis Sfakianakis. Kjo ishte një nga ngjarjet më të komentuara në vendin tonë, duke hapur debate të shumta nëse duhej të vinte apo jo në Shqipëri.

    Pavarësisht se u bënë thirrje për bojkot, shqiptarët u mblodhën në radhë për të dëgjuar këngët e tij.

    Por me siguri që jeni kuriozë të dini shifrën që Notis mori për të bërë koncert në Tiranë. Këtë e zbuloi mbrëmjen e kaluar gazetari Arian Çani, gjatë emisionit të tij “Zonë e lirë”.

    “E di sa mori Sfakianakis? 80 mijë euro, të cilat nuk janë pak për një katund si i yni”, i tha Çani këngëtares Anxhela Peristeri, e cila ishte e ftuar në emision.

    “80 mijë euro nuk janë shumë për një vend si Greqia. Atje një këngëtarë si Sfakianakis merr minimalisht 10 mijë euro në javë”, replikoi Peristeri, e cila gjithsesi u shpreh kundër koncertit të këngëtarit grek në Tiranë, pasi sipas saj, ai ka ofenduar disa herë shqiptarët.