E pabesueshme: Pordha gati sa nuk ia mori jetën pacientes

    0
    299

    Një paciente, e cila po i nënshtrohej operacionit në zverk, raportohet se ka pësuar djegie të rëndë, pasi gazrat që ajo kishte lëshuar e kanë shkaktuar zjarrin.
    Gazeta “Asahi Shimbun” në Japoni ka raportuar se një grua në të 30-tat, ka pësuar djegie të shkallës së rëndë, pasi gazrat që ajo i ka lëshuar janë ndezur nga laseri që po përdorej në operacion, transmeton Express.

    Kjo ngjarje ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Tokios më 15 prill, por vetëm tani është bërë publik pas një raporti të dorëzuar të premten.

    Sipas raportit, shumica e trupit të saj është djegur, përfshirë këmbët.

    Në raport thuhej: “Kur gazrat e pacientes u liruan në hapësirën e dhomës së operacionit, u ndezën nga rrezatimi i laserit, dhe zjarri u shpërnda, duke kapluar pacienten.”