Të shumta janë fenomenet që njerëzit kanë dëgjuar në lidhje me lindjen e gjallesave në mënyrë të deformuar. Ato janë nga më të çuditshmet saqë diçka e re tashmë nuk duket dhe aq e pabesueshme.
Një banor i fshatit Vinjoll nga malësia e Kurbinit i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, ku ka dërguar edhe dy foto të një zogu pule i cili është me katër këmbë.
Zogu është vetëm dy ditësh dhe ka lindur me sindromën polymelia, që do të thotë se i janë zhvilluar dy këmbë shtesë në vezë.
Zogjtë e vegjël në këtë mënyrë kanë 2 këmbë normale dhe 2 këmbë ekstra.
Banori i fshatit Vinjoll shkruan:
Përshëndetje JOQ Albania. Kjo foto ka vetëm pak minuta që është bërë në fshatin Vinjoll të Kurbinit. Veza nga e cila ka çelur zogu ka vetëm dy ditë. Zogu ia ka dalë që të mbijetojë edhe pse ka lindur me katër këmbë. Ne nuk na ka ndodhur më parë diçka e tillë.”

