/E pyesin në flet shqip, ja si përgjigjet publikisht Ava Max

E pyesin në flet shqip, ja si përgjigjet publikisht Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci, po arrin sukses me hitet e saj që kanë arritur mijra klikime në Youtube. Po ashtu këngët e saj, kanë kapur dhe vendet e para në top lista.

Ava ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga prindër shqiptarë dhe asnjëherë nuk e ka ha.rruar prejardhjen. Ajo e ka pranuar hapur origjinën shqiptare dhe në intervista flet gjithë krenari për Shqipërinë.

Së fundmi këngëtarja përmes një postimi në Instagram iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për ç’të duan. Një ndër to, e ka pyetur nëse ajo flet gjuhën shqipe. Ava na ka bërë të gjithëve krenarë me përgjigjen e dhënë, duke u përgjigjur: “Po, ka qenë gjuha ime e parë.”