E pyesin për Ambrozian, Rama flet për herë të parë: Ça t’i bëja? Më vjen të …

    0
    257

    I pyetur nga gazetarja Mirela Milori me te njejten pyetje te ciles Rama ne konferencen per media pak dite me pare ku pati nje perplasje me gazetaren e pranishme aty, nuk mundi ti pergjigjej, nese kaq e vështirë është të gjeje Rama njerëz që mos te kenë të afërm të implikuar, kryeministri u shpreh:

    Më vjen shumë keq që u bë ngjarje, më vjen të qesh e të qaj me ata që e trajtuan si një moment heroizmi gazetareskt, ishte shfaqje brutale e mungesës së etikës.

    Një familje, një parti politike, një qeveri, një organizatë s’mban përgjegjësi për faktin se një anëtar i familjes mund të bëjë një mëkat, që një anëtar i familjes mund të shkelë ligjin, të dali si dru i shtrembër, por përgjegjësi për mënyrën si reagon ndaj rastit, një qeveri është shumësi njerëzish që i bashkojnë disa vlera parime program e motivim, por të gjithë janë të ndryshem e cdonjeri mund të jetë i tunduar dhe ndër ta ka njerëz që bien në ngasje e pastaj shfaqen në shkelje të ligjit apo të akuzuar.

    Edhe në kishë njerëzit shkojnë si vdektarë dhe mëkatarë jo si engjëj që në rast se dikush ka rënë në mëkat është i përjashtuar nga vatha e perëndisë.

    Nisur nga kush i ben akuzat, atëherë s’gjejmë më askënd që mund të jetë i pagjykueshëm në moralin e vet. Unë jam eksperiment i gjallë i akuzave që janë bërë, unë s’duhet të isha më në faqe të dheut.

    Ka akuza të drejtësisë, poltikës, insinuata, në raport me këto ka gjykime dhe gjykimi bazohet mbi domosdoshmërinë që figura që akuzohet të mos jetë i lidhur mbi akuzat që i bëhen dhe e dyta se në Shqipëri ka një baltë të madhe dhe kulturë akuzazh që vjen nga koha e vjetër.

     

    Në rastin e Saimir Tahirit reagova pasi akuza erdhi nga drejtësia dhe tani të provojë të vërtetën” tha Rama.