Moderatorja e njohur Albana Osmani ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emsionin “Prive” në rubrikën “Kutia e pyetjeve”.

Ajo iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet nga fansat dhe disa prej tyre kanë qenë vërtetë personale.
Albana është pyetur se në ç’moshë e ka humbur virgjërinë.
Moderatorja u shpreh se kjo është një pyetje shumë e konsumuar, të cilën e ka dëgjuar shpesh por megjithatë ka vendosur të përgjigjet për t’u shuar kuriozitetin.

“Pyetje shumë e konsumuar. Të them të drejtën dhe kur e kam dëgjuar në disa intervista këtë pyetje, kam thënë “Boh shumë mentalitet i gabuar, ende bëhet kjo pyetje?”.
Për kuriozitetin tuaj, kam qenë 52 vjeç”, është shprehur Albana.