December 1, 2023
Lajme

E rëndë! Ρërfshihet nga zjαrri trageti me 300 ρersona në bord

Një traget me 300 persona është përfshirë nga zjarri në brigjet e Suedisë. Autoritetet portuale njoftojnë se është duke u zhvilluar operacioni i shpëtimit.

“Një zjarr ka shpërthyer në garazh”, i tha AFP Jonas Franzen, zëdhënës i autoriteteve portuale suedeze, duke shtuar se tre helikopterë dhe shtatë varka ishin dërguar në vendngjarje dhe se ka filluar evakuimi i tragetit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit. “Zjarri është nën kontroll”, i tha AFP një tjetër zëdhënëse, Lisa Mjorning.

Trageti “Stena Scandica”, ndodhej në ishullin Gotska Sandon, në juglindje të Suedisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *