/E rëndë/ Foshnja 7 muajshe gëIItit lodrën, ndërron jetë sapo mbërrin në spitaI

E rëndë/ Foshnja 7 muajshe gëIItit lodrën, ndërron jetë sapo mbërrin në spitaI

Një foshnjë shtatë muajshe ka humbur jetën, pasi ka gëlltitur një lodër, me të cilën ka qenë duke luajtur.

Mediat fqinje shkruajnë se ngjarja e rëndë është regjistruar në Itali, në zonën e Brescia, ndërsa vogëlushja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se vajza mund të ketë gëlltitur një lodër të vogël, ose pjesë të një tullumbaceje të shfryrë, e cila nuk po e lejonte të merrte frymë.

E gjithë skena ka ndodhur para prindërve të saj.

Ajo është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ishin prindërit me origjinë indiane, kur kuptuan se vajza e vogël kishte problem me frymëmarjen, lajmëruan 112, e fundit kjo që nisi helikopterin.

Helikopteri e dërgoi vazjën në spitalin Papa Gjoni XXIII, në Bergamo, por ajo ndërroi jetë.

Lidhur me ngjarjen Prokuroria ka nisur hetimet.