E rëndë në Tiranë, 55-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku po punonte

0
195

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç.

Aiu dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.