E rralle:Diten e fundit te jetes ja bejne enderren realitet

    0
    400

    Quajeni si të doni: Mund të jetë edhe çmenduri…Vera Lucia da Silva kishte një ëndërr të pazakontë prej afro 14 vitesh: Të mbajë ceremonine e varrimit të saj sa ishte gjalle. 44 – vjeçarja braziliane e realizoi këtë ëndërr dhe kaloi 24 orë në arkivol, teksa familjarët dhe miqtë “vajtonin” për humbjen e saj.

    “Metro” shkruan se ” Pavarësisht se shumë njerëz ishin kundër idesë së Verës, gjatë gjithë ditës miq e të njohur shkuan në ceremonine mortore te improvizuar.”

    Vera është një shtëpiake e cila nuk ka fëmijë, shpjegoi se të realizonte varrimin e saj ishte një ëndërr e vjetër dhe që nuk do ta kishte besuar kurrë se do të bëhej realitet.

    “Doja ta bëja një gjë të tillë prej 14 vitesh. Kam kaq shumë kohë që pres dhe nuk mund ta besoj që më në fund dëshira ime u realizua. “Ftova miqtë dhe familjen time dhe asnjëri prej tyre nuk e besonte, mendonin se bëja shaka”, shpjegon ajo më tej.

    E megjithatë, njerëzit e dashur të 44 – vjeçares erdhën dhe teksa morën pjesë në këtë “varrim”, ata bënë edhe fotografi të shumta me të “ndjerën”.

    Ndonëse të vetëdijshëm që Vera ishte shëndoshë e mirë, disa prej të pranishmëve u përlotën, ndërsa të tjerë shpërthyen në të qeshura nga skena e çuditshme.