E shkυαra e errët e 17-υjeçares që u υra nga i dαshυri

Detaje tronditëse janë zbuluar nga e shkuara e 17-vjeçares Nikoletta, e cila dyshohet se u vra në banesën e saj në Peristeri nga i dashuri pakistanez.

Nikoletta

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe trupi i pajetë i adoleshentes u zbulua pasi nëna e saj kuptoi se diçka nuk shkonte pasi ajo nuk i përgjigjej në telefon.

Në gjendje të rëndë psikologjike babai i saj ka zbuluar anën e errët të jetës së vajzës tij. Karolidis tha se në moshën 11-vjeçare Nikoletta dhe vëllai i saj 8-vjeçar janë përdhunuar nga tre burra, dy shqiptarë dhe një i moshuar 83-vjeçar.

Madje theksoi ai, vajza është përdhunuar sistematikisht dhe është detyruar të largohet nga Makrohori me nënën dhe vëllain e saj për të jetuar në Athinë.

Sipas informacioneve, një prej autorëve ka pasur lidhje me nënën e saj, ndërsa dy shqiptarët janë dënuar për rastin.

Dy shqiptarët fillimisht u arrestuan dhe u lanë në paraburgim në vitin 2018, por u liruan një vit më vonë për shkak të mungesës së provave.

Por vendimi u ankimua dhe e njëjta gjykatë, por me trupë gjykuese tjetër, vendosi që t’i shpallte fajtorë për përdhunimin e motër e vëlla.

26-vjeçari shqiptar u dënua me 53 vite burg, ndërsa shoku dhe bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar u dënua me 12 vite.

Ndërsa i moshuari u nda nga jeta në vitin 2018, para se të ulej në bankën e të akuzuarve.

26-vjeçari po vuan dënimin në burg, ndërsa 28-vjeçari mësohet se është i arratisur në Gjermani. Rasti tronditi shoqërinë e Makrohorit në vitin 2018, pasi 26-vjeçari kishte nisur në një lidhje dashurie me nënën e Nikoletës, e cila ishte divorcuar dhe jetonte me katër fëmijët e saj të mitur.

Pasi fitoi besimin e saj, ai dhe shqiptari tjetër 28-vjeçar dyshohet se kanë përdhunuar, joshur dhe ngacmuar fëmijët e mitur.

Përveçse i përdhunuan vetë, ata i kishin gjetur edhe “klientin” 83-vjeçar pedofil që abuzonte me fëmijët e mitur dhe u arrestua bashkë me shqiptarët.

17-vjeçarja Nikoletta i shpëtoi makthit kur nëna e saj mori atë dhe të vëllain e u shpërngulën në Athinë.

Por ëndrra për një jetë më të mirë larg kujtimeve të tmerrshme të fëmijërisë së saj përfundoi në tragjedi mbrëmjen e së hënës, kur ajo u gjet e pajetë në dhomën e saj në Peristeri, pasi kishte përjetuar një vdekje torturuese në duart e partnerit të saj 22-vjeçar.