/E thonë të gjithë/ Në këtë mal në këtë qytet të Shqipërisë bëhen mrekulli: Vijnë njerëz që nuk ecin dot dhe dalin me këmbët e tyre, bekim i madh faleminderit o zot. Ja ku ndodhet vendi i shenjtë

E thonë të gjithë/ Në këtë mal në këtë qytet të Shqipërisë bëhen mrekulli: Vijnë njerëz që nuk ecin dot dhe dalin me këmbët e tyre, bekim i madh faleminderit o zot. Ja ku ndodhet vendi i shenjtë

Shpella e shenjtë e malit të Krujës mban brenda shumë mistere. Historitë paranormale nisin në vitin 1325, kur në Krujë mbërrin nga Turqia Sari Salltiku, i dërguari i Haxhi Bektesh Veliut. Ai u vendos pikërisht në këtë vend, për të ushtruar ritet fetare larg njerëzve.

“Unë vetë jam katolik, por besoj në Zot dhe respektoj të gjitha fetë. Aktualisht e adhuroj ‘Sari Salltikun’, sepse kam shumë shokë dhe miq krutanë, dhe kur i dëgjoj krutanët të betohen për ‘Sari Salltikun’ më nxisin edhe më shumë për ta frekuentuar këtë vend të shenjtë. Unë nuk i shikoj sektet fetare, vendet e shenjta janë të tilla dhe lum kush di t’i respektojë dhe të lutet në to”, thotë një pelegrin.

Vendasit i dinë mirë historitë e njerëzve, që janë shëruar pasi kanë dalë nga shpella. Mirëmbajtësi i vendit mban mend disa raste.

“Shërbej këtu prej 15 vitesh. Këtu kanë ardhur njerëz të sëmurë dhe të paralizuar, kanë hyrë në tyrbe, kanë kryer ritet fetare dhe kanë dalë me këmbët e tyre nga ajo. Kanë hyrë të mbajtur prej 4 vetësh, por kur kanë dalë nga teqeja e ‘Sari Salltikut’ kanë ecur vetë.

Nga gjithë Shqipëria vijnë këtu, nga Skrapari, Gjirokastra, Dibra e Bulqiza. Në ditë vijnë thuajse 50 vetë, ndërsa të dielave numri shkon deri në 200”, thotë mirëmbajtësi i shpellës.

Një tjetër nxitoi të marrë gurët e tyrbes së shkatërruar, por natën në ëndërr ishte shfaqur zëri, që e urdhëronte t’i kthente gurët në vend. Të tilla rrëfime mbeten dhe sot e kësaj dite në kufirin midis gojëdhënës dhe reales.

“Këtu vijnë njerëz edhe nga jashtë vendit, nga e gjithë bota. Kemi pasur halle e probleme, jemi lutur e falur dhe janë zgjidhur. Është një vend i shenjtë shumë i madh, jo se them unë, por e tregojnë breza. Madje ka qenë nipi im që ka sjellë këtë statujë këtu”, thotë një tjetër pelegrin.

Shumë kanë përjetuar gjëra, që askush nuk ka mundur t’i shpjegojë. Për gati dhjetë vjet, biznesmeni Asllan Sula hyri e doli nëpër shumë klinika mjekësore të Europës, pa pasur mundësi të kishte pasardhës.

Pasi nisi ndërtimin e teqesë së shenjtë, i erdhën në jetë njëri pas tjetrit tri fëmijë: dy vajza dhe një djalë. Të besueshme ose jo, fakt është se vendi vizitohet nga qindra njerëz çdo ditë, pavarësisht motit.