E tmerrshme,vedos kamera ne mal per te filmuar kafshe te ndyshme,ze koken me dore nga ajo qe kishte filmuar kamera

    0
    354

    Një djalë kishte vendosur një kamera të fshehtë në pyll për të kapur foto të kafshëve, por ajo që pa e la pa fjalë. Kur djali dhe disa roje pylli morën kamerën aty u shfaq një burrë lakuriq i identifikuar si Marek H, nga Republika Çeke, i cili kishte pirë LSD (lloj droge), për të kuruar depresionin e tij.

    Ata ia dorëzuan fotot menjëherë policisë. 21-vjeçari rrëfeu se kishte marrë LSD, ndërsa shtoi se e kishte ndjerë menjëherë efektin e saj dhe ishte kthyer në një tigër siberian. Ai i tha policisë se personaliteti i tij i vërtetë ishte zgjuar dhe se kishte patur gjithmonë lidhje me atë kafshë.

    Marek rrëfeu se kishte nuhatur një aromë dhe kishte filluar ta ndiqte. Për 8 orë besohet se ai ka udhëtuar 17 kilometra përreth kufirit të Republikës Çeke, në zonën e pyllit. Për shkak se ai nuk kishte patur drogë me vete, nuk u dënua dhe nuk u përball me akuza të tjera