E tmershme/ Edukatorja godet me pantofla fëmijën – VIDEO

    0
    297

    Një skandal zbuluar në një çerdhe private në Varese të Italisë pas verifikimeve të kamerave të sigurisë.

    Të paktën 45 episode janë zbuluar nga kamerat e sigurisë kur dy edukatore ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të cilët janë nga 6 muajsh deri në 5 vjeç.

    Edukatorja është filmuar nga kamerat teksa i godet fëmijët me pantofla, ndërsa si dënim për ta ka edhe një “dhomë të errët”.

    Pas zbulimit të skandalit dy edukatore janë vënë në pranga, ndërsa çerdhja është mbyllur tashmë.