E tradhtoi burri, gruaja befason live: Ia pranoj fëmijën ilegal

    0
    294

    “Kur mësova tra.dhtinë e burrit, u tr.ondita. Por e fala për familjen dhe dashurinë tonë. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese”. Kjo ka qenë deklarata befasuese e gruas së Batin Dukës, i cili tregoi sot historinë e jetës së tij në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’.

    Në një lidhje telefonike për emisionin gruaja e Batinit tha se e kishte falur burrin e saj për hir të familjes dhe asaj çka kishin jetuar sëbashku.

    Po ashtu ajo tha se për hir të dashurisë kishte pranuar edhe fëmijën e burrit të saj nga lidhja e jashtëmartesore, përcjell ‘BalkanWeb’. Madje në fund të emisionit historia u bë edhe më befasuese, pasi Batin Duka lexoi një poezi që gruaja e tij i kishte bërë Kristjanit, djalin e burrit të saj.

    Si u ndjeve kur mësove se burri ju tr.adhtonte?

    Me thënë të drejtën u tr.ondita shumë. Ishte diçka që nuk e prisja. Por mbi të gjitha jemi njerëz që kur e do një njeri, ka dhe falje. Kështu që unë e fala. Vazhdova jetën dhe mbrojta familjen. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese. Ai është një fëmijë, që se hedh dot poshtë. Është jetë. Pranoj për dashurinë e burrit tim.

    Funksionon familja juaj si më parë?

    Po po. Familja ime funksionon dhe çdo gjë është në rregull.

    Si e ke kapërcyer këtë moment të vështirë? I bie jeni një grua shumë e fortë…

    Mbase mund ta thuash se jam e rrallë. E kalova historinë me burrin, me fëmijët. Kishim dashuri për njeri-tjetrin. Ndoshta ia dola nga këto.