Lajme

E tregοn pas shumë vitesh Agron Llakaj: Nga ”Portοkallia” më hοqën prej Ardit Gjebreas, nuk më dhanë as dy rroga..!!

Lajmi se Agron Llakaj do të largohej nga spektakli i humorit “Portokalli” bëri bujë në vitin 2010, ku u përfol se humoristi e la “Portokallinë” për programin “Kush do të bëhet milioner” që filloi asokohe në Klan.

Llakaj ka rrëfyer pse u largua nga “Portokalli” dhe shk aqet që e çuan në këtë vendim.Ja çfarë tha ai: Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin.

Thanë që Agroni u pagua etj… Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja.

Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh.

Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çen gel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas. Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda marrëd hënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën. Nuk i mora leje, por e informova.

Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia.

Aty kuptova që unë isha i dë nuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha:

Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë.

I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova. Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga.