Ditën e djeshme në protestën e opozitës, sikurse edhe herët e tjera ka marrë pjesë edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Por ndonëse vetëm pak ditë më parë portalet u mbushën me lajmet e divorcit të saj, duket se nuk i ka bërë përshtypje Gridës, e cila e veshur me të verdhë (që simbolizon ngjyrën e xhelozisë) është shfaqur tepër e qeshur krah të rinjve të FRPD-së.

Grida vendosi t’i japë fund martesës me bashkëshortin Ilir Shqina, i cili më parë ka qenë pedagog, i saj dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni.

Ende nuk dihen arsyet e divorcit të tyre, por pak kohë më parë disa video me mesazhe er.otike u publikuan në media, ku dukej ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji teksa shkëmbente mesazhe me shtetasen G.D në sallën e Parlamentit.

Sapo video u publikua G.D u etiketua si Grida Duma, por asnjëherë kjo nuk u pranua nga ish-deputetja.