Edhe kjo nuk ishte degjuar me pare,u detyrua të bënte pagesë shtesë për biletë, për shkak të “mbiemrit të gjatë”!

    0
    209

    Thai Airways thotë se ka rimbursuar një pasagjer të cilin e kishin detyruar për të paguar më tepër për biletë, “për shkak se kishte një mbiemër të gjatë”.

    Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pasagjeri i paidentifikuar është detyruar të bënte një gjë të tillë në sportelin e kontrollit pasi stafi i kompanisë ajrore tha se emri në biletën e tij nuk përputhej me emrin në pasaportë.
    U detyrua të bënte pagesë shtesë për biletë, për shkak të “mbiemrit të gjatë”!

    Sipas udhëtarit, ai nuk ishte në gjendje të jepte plotësisht emrin e tij të fundit për shkak të një kufiri të shkronjave në faqen e internetit të Thai Airways.

    Thai Airways rimbursoi pasagjerin për pagesat shtesë dhe tha se po ndërmerrte hapa për të siguruar që problemi të mos ndodhë përsëri.

    “Kërkojmë ndjesë për shqetësimin pasi që sistemi i prenotimit të internetit lejon deri në 25 shkronja secili për emrin dhe mbiemrin kur rezervoni një biletë”, citohet të ketë thënë Wiwat Piyawiroj, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Thai Airways, në faqen e kompanisë në Facebook.