‘Ija e Bes Kallakut’ – Kështu njihet nga populli shqiptar gjyshja e aktorit të humorit, Bes Kallakut, e cila ka marrë mjaft famë kohët e fundit, ku ka edhe një profil të vetin në Instagram.
Së fundmi, Bes Kallaku ka postuar një foto në profilin e tij, ku shfaqet Ija, gjyshja e tij, krah Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Sigurisht që kjo foto është e modifikuar, por pavarësisht kësaj, ajo ka shkaktuar mjaft të qeshura dhe komente pozitive. Gjithashtu, Ija në profilin e saj ka postuar një sërë fotosh të tilla me Trump. Fundja, kush nuk do donte të ishte në një foto me Presidentin Trump, edhe nëse do ishte e modifikuar…