Lajme

“Edhe xhenαzeje do 40 ditë”. Dash Shehi trοndit Lulzim Bashën, nxjerr prαpaskenat e bυjshme në PD

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur se është për largimin e krerëve të partive.

Shehi thekson se duhet mbajtur zgjedhje brenda 6 muajsh me anë të një kongresi të madh.

“Unë parimisht jam për largimin e krerëve të partive, por duhet parë nëse kanë humbur apo kanë fituar.

Unë jam i jashtëm në PD dhe i gjykojnë vetë punët e tyre. Për mua zgjedhje në Korrik nuk bëhen sepse nuk kanë vlerë politike.

Unë jam i idesë që këtu të bëhet një hapje e madhe ashtu sikurse vendet demokratike.

Të shpallet një datë për kongresin e ri për 6 muaj dhe dalin pretendentët e rinj, por nuk dilet brenda 48 orëve se edhe xhanazja do 40 ditë.

Unë besoj se një proces i tillë i bën mirë një Partia Demokratike. Unë jam për qasjen e primareve në parti ashtu si në SHBA, se Basha dhe Rama kanë dalë si shefa në parti.”, u shpreh Shehi.