/Edi Ramës i zënë ‘pritë’ në Tepelenë, shikoni çfarë bën kryeministri kur zbret nga makina (Video)

Edi Ramës i zënë ‘pritë’ në Tepelenë, shikoni çfarë bën kryeministri kur zbret nga makina (Video)

Nga Gjirokastra, kryeministrit Edi Rama i bëjnë pritë në Urën e Leklit. Me organizimin e kandidatit të Tepelenës Tërmet Peçi me dhjetëra simpatizantë të Partisë Socialiste kanë ndaluar në mes të rrugës, dhe i kanë dalë përpara karvanit të makinave të Edi Ramës.

Me kengë, dhe në mes të cilëve shquhet edhe Tërmet Peçi, kanë detyruar Edi Ramën të zbresë nga makina dhe të përshëndetet me socialistët që kanë dalë në Urën e Leklit.

“Këta nuk më kishin vënë takim në Tepelenë. Por unë po ju them se nuk iki nga qarku I Gjirokastrës pa ardhur në takim në Tepelenë” ju tha Rama pa e fshehur gëzimin për njerëzit që kishin dalë për ta pritur.

Dhe në fund, në ikje nga qarku, në orën 21.00 Edi Rama do të mbyllë takimet e këtij qarku në Tepelenë.

Dhe në fund, në ikje nga qarku, në orën 21.00 Edi Rama do të mbyllë takimet e këtij qarku në Tepelenë.