Lajme

Edith Harxhi bën deklαratën “bοmbë”: Bashës i është refυzuar disa herë viza në SHBA

Edith Harxhi, kandidatja e vetme femër në garën për kreun e Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë tepër të fortë mbrëmjen e sotme.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Harxhi u shpreh se Lulzim Bashës i është refuzuar disa herë viza për në ShBA,

pavarësisht tentativave që ka bërë 4 vitet e fundit për të shkuar në Washington.null

Pjesë nga biseda në emisionin:

Edith Harxhi: Basha ka 4 vjet që i është refuzuar viza në Amerikë. Këtë e dinë të gjithë. Si mund të bëhet kryeministër një person të cilit i refuzohet viza në Washington.

Arjan Çani: Kjo do të thotë se nëse Basha bën diçka që nuk i pëlqen amerikanëve nuk është çudi që të shpallet non grata.

Edith Harxhi: Çuditem sepse ka ndodhur e kundërta, që u shpall non grata Berisha.

Zoti Basha që kur bëri foton me Trumpin, që pagoi disa para që nuk dihet se si, nuk ka shkuar më në ShBA.

Me sa di unë ka tentuar disa herë të marrë vizë dhe të shkojë në ShBA, por ia kanë refuzuar vizën. Kjo e dëmton Partinë Demokratike që kreu i saj nuk mund të shkoj dot në ShBA.