EkskIuzive/ “Pjeshkat” e Rilindjes bëjnë “69” së prapthi në zyrën e tenderave të SpitaIit

0
206

Besoj se të paktën një herë keni lexuar ndonjë nga lajmet tona që flasin për tenderat publikë. Por ndoshta asnjëherë nuk ju ka shkuar mendja se çfarë ndodh brenda zyrave ku jepen këto tendera.

Me siguri keni menduar se disa persona seriozë me kostum, kollare dhe syze kanë ndejtur ditë e natë të kërrusur duke shqyrtuar dokumentacionin e sjellë nga firmat konkurruese dhe për të shpallur më pas fituesin në mënyrë të drejtë. Ha Ha Ha.

Është një e qeshur ironike me hapësirë në mes, nëse e vini re. Që nënkupton se jo vetëm që nuk ndodh kështu, por përkundrazi në këto zyra ndodh “lemeria”.

Pa përmendur mijëra rastet ku në këto zyra përgatiten vjedhjet skandaloze prej miliona e miliarda lekësh nga taksat e qytetarëve shqiptarë, sot do t’ju tregojmë edhe një anë tjetër se si “pjeshkat” e Rilindjes që nuk dihet se me çfarë kriteri janë përzgjedhur për punë, e bëjnë punën e tyre.

Video skandaloze që do të shikoni më poshtë është realizuar në zyrën e Drejtoreshës Ekonomike Aisela H. Zyra ndodhet brenda Spitalit të Traumës. Personazhet e videos sipas një burimi për JOQ Albania, janë vetë Aisela H. si dhe Iris K. e cila është përgjegjëse e sektorit juridik.

Mësohet se këto dy “pjeshkat” kanë në dorë fatin e miliarda lekë tendera të Spialit të Traumës apo i njohur ndryshe si ish Spitali Ushtarak.

Nga video shikohet se këto dy personazhe janë shtrirë njëra mbi tjetrën pak a shumë në stil “69” së prapthi mbi tavolinën e punës, aty ku vendoset se ku do të shkojnë miliarda lekë tendera dhe po bëjnë një video duke u argëtuar. Punë me bythë apo jo? Ky është rasti tipik ku kjo shprehje popullore ilustrohet më së miri.

Ja pra, për fat të keq, ky është llumi në të cilën ka përfunduar administrata e këtij shteti të gjorë që ka ulur kokën e që quhet Shqipëri. Ndërkohë ju të tjerëve, ju bëftë mirë kafja!

https://player.boostplatforms.com/video?id=1591993342424