/EKSKLUZIVE / Baton Haxhiu takohet me Vuçiqin fshehtas

EKSKLUZIVE / Baton Haxhiu takohet me Vuçiqin fshehtas

Drejtori i Klan Kosova Baton Haxhiu duket se ka raporte të veçanta me Presidentin aktual serb Aleksandar Vuçiq.

Në një fotografi që po qarkullon në internet ai shihet duke u përshëndetur ngrohtë me shefin e shtetit serb.

Haxhiu kishte qëndruar në Serbi vite më parë në kuadër të një delegacioni të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama kur dy liderët kishin mbajtur një konferencë për media me tensione.

Por , duket se Haxhiu kishte qenë pjesë e delegacionit shqiptar edhe në Nish kur Serbia dhe Shqipëria kishin mbajtur takime.