Ekskluzive/ La jetime 2 vajza binjake, kush është shqiptari që e preu freza në mes?

    0
    419

    Festim Lalaj quhet 32-vjeçari shqiptar lindur në Frataj të Fierit, i cili humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në një fushë të Patras, Greqi.
    Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të mëngjesit të djeshem në një fermë në Sagaika Akai.

    BURIME EKSKLUZIVE PËR JOQ.AL/ SI NDODHI NGJARJA?

    Shqiptari ishte duke punuar tokën në një fermë në Sagaika Akai kur hasi probleme me frezën e zetorit, pasi kishte dalë jashtë funksionit.

    Ai zbriti për ta rregulluar dhe në atë moment freza nisi të lëvizte dhe e la me plagë të rënda në pjesën e barkut.

    Lalaj kishte pësuar dëmtime të mëdha pësuan edhe në organet e brendshme.

    32-vjeçari kishte shkuar në shtetin fqinj që në moshë të hershme dhe punonte në fusha me zetor.

    Vetëm 2 muaj më parë kishte vizituar të afërmit në fshatin Corrush të Mallakastrës.

    I quajtur shkurt Xhimi nga familja dhe të afërmit, ai la pas 2 vajza binjake të moshës 6 vjeç.

    Viktima u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore Kato Akai, në Patra, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra nga freza.