Ekspreti jep paralajmërimin e fri.kshëm, Toka në prag të ngjarjes tron.ditëse

    0
    428

    Një të.rmet gjigand pritet ta go.dasë Tokën në ditët e ardhshme, kjo falë radhitjes së planetëve në sistemin tonë solar, ka paralajmëruar një parashikues i vetëdeklaruar i tërmeteve, shkruan Express UK, transmeton Gazeta Express.

    Merkuri, Toka, Venera, Neptuni dhe Dielli kanë filluar të radhiten prej ditës së hënë, me datën 25 mars, dhe tërheqja gravitacionale që do pasojë do shkaktojë një të.rmet madhor. Kjo pasi tërheqja e planetëve po ka efektin e tërheqjes së litarit në Tokë, duke shkaktuar tension brenda pllakave tektonike. Parashikimi është bërë nga hulumtuesi i tërmeteve Frank Hoogerbeets në uebsajtin e tij Ditrianum.

    Hoogerbeets beson që një të.rmet i fuqishëm është i paevitueshëm në ditët e ardhshme, dhe mund të regjistrojë magnitudën tetë në shkallën Rihter.

    Gjithçka përmbi shkallën tetë konsiderohet një tërmet i madh, dhe mund të shka.tërrojë komunitetet që janë afër epiqendrës, thotë parashikuesi.

    Hoogerbeets bëri parashikimin duke përdorur Indeksin e tij të Gjeometrisë së Sistemit Diellor (SSGI) i cili “është llogaritja e një skedari të dhënash për një kohë të caktuar të vlerave të dhëna në pozicione gjeometrike specifike të planetëve, hënës dhe diellit”.

    Ai shtoi se “pas tre vjet vëzhgime, u bë e qartë se gjeometria planetare në Sistemin Diellor në mënyrë të qartë shkakton një rritje sizmike”.

    Por ekspertët kanë hedhur poshtë pretendimet e z. Hoogerbeets, duke thënë se nuk ka asnjë mënyrë që tërmetet mund të parashikohen.

    Gjithsesi, ka sugjerime që Hoogerbeets e parashikoi në mënyrë të saktë të.rmetin e fuqishëm 7.3 baIIësh që go.diti Perun me datën 1 mars. Por është konsideruar koincidencë, pasi që Peruja shpesh go.ditet nga tërmetet, pasi që shteti amerikano-latin gjendet përmbi Unazën e Zjarrit.

    Unaza e Zjarrit është pllaka tektonike më e madhe lëvizëse në botë, duke filluar nga Zelanda e Re, deri tek bregu lindor i Azisë, tek Kanadaja dhe SHBA-të, dhe vazhdon poshtë deri tek pika më e fundit jugore e kontinentit amerikan. Kjo shkakton më shumë se 90 % të tërmeteve në botë. Konsiderohet nga ekspertët që kjo linjë ka potencialin për të lëshuar tërmete kat.astrofike. /Express