Eleni Foureira i pervishet politikanes qe foli keq per te ne Eurovizion,ti m…

    0
    320

    Këngëtarja fierake Eleni Foureira është një ndër më të komentuarat e këtij Eurovizioni, jo vetëm sepse zuri vendin e dytë me ‘Fuego” por edhe për origjinën e saj për të cilën është sulmuar jo pak.

    Sulmi më i fundit i ka ardhur nga politikania Rachil Makri e cila i ka kujtuar se këngëtarja harxhon lekët e grekëve edhe pse falë grekëve e Greqisë është bërë kjo që është.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Elenit e cila në një intervistë për revistën “Lifo” i ka kthyer politikanes, përgjigjen që s’e priste.

    “Doli dhe tha që unë harxhoja paratë e Greqisë, sepse u rrita këtu. Unë punoj në këtë vend dhe jap një përqindje të madhe të të ardhurave të mia. Nuk kam vjedhur asnjë lek nga shteti. Paguaj ERT-n, bashkë me të gjithë grekët e tjerë, dhe ditën që unë këndoja ERT arriti 70% të audiencës. Nga paratë e mia paguhej znj.Makri kur ishte deputete”.