December 6, 2023
Lajme

Emigrantët e Hasit do finαncojnë ngritjen e bustit së Elizabeth në qendër të qγtetit

Has- Edhe pse vuajtjet e kalvari i vuajtjeve të emigrimit ka qenë i madh, sërish shqiptarët i janë mirënjohës Mbretëreshës Elizabeth.

Emigrantët e Hasit kanë vendosur të mbledhin fonde për t’i ndërtuar një përmendore Elizabeth në qendër të këtij qyteti.

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina, ka treguar se në sheshin kryesor të qytetit të Hasit do të vendoset busti i mbretëreshës Elizabeth II.

Kryebashkiaku u shpreh për mediat se vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Sipas tij ky bust do të financohet nga emigrantët.

Deklarata e tij:

Ideja e vendosjes së një statuje për Elizabeth II në Has do të jetë më e madhe. Hasjanët kanë përfituar nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbi 80% e familjeve hasjanë që ushqehen dhe mbahen falë Mbretërisë së Bashkuar.

Këshilli Bashkiak do të marrë këtë vendim këtë të hënë për të marrë një vendimmarrjes për vendosjen e vendit dhe caktimin e sheshit.

Në sheshin qendror do vendoset. Financimi do të bëhet nga emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *