EPlKE:Për ta shmangur trafikun, noton për të shkuar në punë (Video)

    0
    197

    Benjamin David ishte mërzitur nga trafiku i rënduar dhe stresi për të lëvizur në rrugët e qytetit, ndaj ideja e tij për të notuar është e jashtëzakonshme.

    Njerëzit që e njohin habiten për faktin sesi çdo ditë tenton të bëj një “rrugë” të vështirë dhe sesi i përballon rrymat e lumit, ndërkohë që mban me vete dhe mjetet që i duhen.

    Ai e paketon laptopin, kostumin, këpucët në një kuti të papërshkueshme nga uji duke i vendosur në shpinë dhe noton rreth 2 kilometra për të shkuar në punë.

    Gjatë stinëve, ai përshtat kostumin e notit, por asnjëherë nuk i heq sandalet prej gome për të mbrojtur këmbët nga gurët, xhamat ose nga ndonjë mbetje tjetër që mund të jetë hedhur në lum.