Era Istrefi do të jetë zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018-të

    0
    279

    Këngëtarja nga Prishtina me famë botërore, Era Istrefi, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

    Prive zbulon ekskluzivisht, se këngëtarja do të jetë pjesë e këngës që do dëgjohet ngado në botë përgjatë një muaji të tërë.

    “Era Istrefi do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror te futbollit. Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt në të cilin producent është i famshmi DJ Deeplo, e xhirimet e spotit fillojnë nesër”, kanë thënë burime të afërta të këngëtares për Prive.

    Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi, ndërsa kjo është njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledh me miliarda shikues, qofshin ose jo adhurues të futbollit.

    Përderisa bota do jetë duke parë futboll e duke bërë tifo për shtetet e tyre, Kosova edhe pse jo në garë, do jetë prezente me zërin e Era Istrefit në himnin e kampionatit botëror.
    © zëri.info