/Erdogan kërc ënon grekët…me teIefon: Shpresoj të mos e PËSONl si 100 vite më pare

Erdogan kërc ënon grekët…me teIefon: Shpresoj të mos e PËSONl si 100 vite më pare

Ata që su lmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i va rrosi ose në tokë ose i hodhi në det,”-kjo deklaratë e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë namin në mediat greke.

Presidenti i Turqisë ka ndërhyrë në një fjalim të ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke u shprehur përmes telefonit të tij se armiqtë e Turqisë do ta pësonin keq. Megjithatë nuk e përmendi për asnjë moment me emër Greqinë.

Sipas të përditshmes Hurriyet, presidenti i Turqisë nuk mundi të ishte prezent në ceremoninë e të diplomuarve të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare Turke.

Kështu që vendosi të ndërhynte duke telefonuar ministrin e tij.

“Ata që su lmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i va rrosi ata ose në tokë ose i hodhën në det.

Ata që shënjestruan flamurin dhe lutjen tonë, kur po kërkonin një mënyrë për të dalë nga ky presion, ekzekutuan tre kryeministra, dy ministra dhe një gjeneral.

Shpresojmë që ata të mos bëjnë të njëjtin gabim sot dhe të mos paguajnë të njëjtin çmim sot.“-tha më tej Erdogan.

Tensionet janë ndezur që në fillim të muajit gusht, kur anija turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime.

Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërc ënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca.

Tensionet e kanë kthyer Egjeun Lindor një zonë të minuar e cila rrezikon që të kthehet në një arenë lu te në Evropë.

Në konflikt kanë hyrë edhe dy superfuqi, si Franca dhe Rusia. Franca është rreshtuar në krah të Greqisë.