Erë lufte në Ballkan, Shqipëria fillon lëvizjen e mjeteve të blinduara

    0
    253

    Udhëtarët në rrugën Tiranë –Durrës janë surprizuar sot kur në autostradë kanë parë qarkullim të mjeteve të blinduara të ushtrisë.

    Edhe pse nuk ka një komunikatë zyrtarenga Ministria e Mbrojtjes, besohet se mjetet e reja të blinduara të jenë pjesë e dhuratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve.

    Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km.

    Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës.