/Ermal Mamaqi kandidat për president të Shqipërisë

Ermal Mamaqi kandidat për president të Shqipërisë

Shpallja president e komedianit Volodymur Zelenskiy në Ukrainë i ka nxitur edhe komedianët shqiptarë ta mendojnë seriozisht kandidimin për president. Ermal Mamaqi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” se do e marrë parasysh këtë. Moderatori u shpreh se një komedian si president do sillte vetëm pozitivitet dhe nuk do ishte i pandjeshëm ndaj popullit duke qenë se ka kaluar vuajtje në jetë.

“Kur e pashë si lajm qesha dhe thashë ç’ne një komendian president. Mirëpo pastaj fillova të mendoj pse jo, çfarë ka. E keqja më e madhe që mund t’i bëj një komedian vendit është të thotë një shaka që nuk është për të qeshur. Një komedian studion me imtësi situatën shoqërore dhe politike si në vend dhe në botë sepse atje ai gjen frymëzimin. Pra merr vesh edhe nga jeta, edhe nga bota.

Një komedian ka si qëllim në jetë të sjellë të qeshura, pozitivitet kështu që një komedian nuk mund të jetë kurrë zemërzi ose i pandjeshëm ndaj popullit. Një komedian e di se çfarë do të thotë vuajtja ose pamundësi për të gjetur një vend pune. Ndryshe nga një tip që është servilosur gjithë jetën kryetarit të partisë së vetë dhe mezi pret të marrë pushtetin. Kështu që vendosa ta kem parasysh edhe unë se ndoshta një ditë në të ardhmen ku i dihet”, u shpreh Ermali.