Ermal Mamaqi rikthen në Portokalli ‘Xhimin’ e famshëm

0
307

Moderatori dhe aktori shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi është rikthyer mbrëmjen e sotme në spektaklin e humorit “Portokalli” pas shumë vitesh.

Ermali nuk njihej me ndryshimin që kishte bërë në pamje për rolin e “Xhimit” të famshëm që aktronte dikur. Aktori u shfaq me mjekër, barseta e vetullat e bashkuara.

Ermali ishte pjesë e një skeçi me Salsano Rrapin dhe Ledio Lakon.

Tre aktorët shkakuan shumë të qeshura në publik me humorin e batutat dhe padyshim këtë mund ta quajmë një rikthim të suksesshëm të Ermalit si mysafir në skenën e “Portokallisë”.