Eshte gazetari me i pasur ne Shqiperi,ja burimi i pasurise se Blendi Fefziut

    0
    302

    Jo shumë veta e dinë që pjesa më e madhe e pasurisë, të paktën sa u takon pronave, e Blendi Fevziut, vjen nga familja e tij, në formë trashëgimie.
    Ai është një fëmijë i birësuar, por që nuk e ka mbajtur kurrë të fshehtë nga bota dhe fansat një fakt të tillë, edhe pse çuditërisht, shumë njerëz nuk janë në dijeni të këtij fakti.

    Në të vërtetë, kjo histori është përmendur edhe vite më parë, kur janë marrë vendimet e trashëgimisë së pasurisë nga Ali Fevziu te Blendi Fevziu dhe motra e tij, Nevis.

    Ali Fevziu ka qenë daja i mamasë së Blendit dhe Nevisit. Gazetari ka lindur në familjen Bregasi në Lushnjë, por në moshën 14-vjeçare, sipas shkrimeve të ndryshme në media, është birësuar nga Ali Fevziu dhe ka ndryshuar mbiemrin në Fevziu.

    Në të vërtetë, në testamentin e publikuar në media, Ali Fevziu shkruante që nuk ishte martuar, nuk kishte fëmijë të lindur dhe të birësuar, por e kishte rritur si djalin e tij, Blendi Fevziun. Ai deklaronte që ia linte trashëgim të gjithë pasurinë e tij, fëmijëve të mbesës, Blendit dhe Nevisit.

    Sipas këtij testamenti, Blendi nuk ka qenë i birësuar, por kuptohet që mbiemrin e ka ndryshuar duke lënë mbiemrin e familjes Bregasi dhe duke marrë mbiemrin e dajës së mamasë, Fevziu.

    Ndërkaq pronat e trashëguara nga Ali Fevziu, i përkasin familjes Toptani. Ali Fevziu është nip i familjes së njohur tiranase të Toptanëve.

    Ai është djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, nga vijnë dhe pasuritë dhe pronat, që tashmë trashëgohen pjesërisht nga Blendi Fevziu.

    Çudi që mes librave të tij historikë mungon një për Esat Pashë Toptanin, edhe pse sigurisht ky personazh i rëndësishëm i historisë shqiptare përmendet në librat e Blendi Fevziut, siç është “100 vjet” kushtuar 100 viteve të shtetit shqiptar, që nga pavarësia e 1912-ës.