Kreshnik Spahiu duke komentuar deklaratën e bujshme të Presidentit Meta,
ku ky i fundit i ka bërë thirrje ambasadores amerikane Yuri Kim që të mos e mbrojë kryeministrin Edi Rama,
thotë se mbrëmjen e djeshme Kim e trajtoi Metën më keq se Emiljano Shullazin, pasi sipas tij ai është më i rrezikshëm.
Spahiu shprehet se në 25 prill shqiptarët do të votojnë për Amerikën dhe jo për Berishën e Metën.
Postimi i plotë:
KRESHNIK SPAHIU: Yuri Kim e trajtoi Ilir Metën, më keq se Emiljano Shullazin sepse realisht ai është më i rrezikshëm.
Amerika ka 30 vjet partner i Shqipërisë dhe e din fare mirë sa herë i është afruar burgut Ilir Meta por ka shpëtuar.
Dje Yuri Kim votoi publikisht kundër Metës dhe Berishës, nesër shqiptarët votojnë Amerikën, jo Monikën