“Është mrekulli, kisha humbur çdo shpresë”, pas 8 ab.ortesh arrin të bëhet nënë

    0
    263

    Gati i kishte humbur shpresat pas 8 ab.ortesh, por kjo që i ndodhi është vërtet një mrekulli. Pas kalvarit të vuajtjeve dhe aborteve të njëpasnjëshme, një 38-vjeçare ka arritur të bëhet nënë.

    Rachael Bosworth nuk e kishte marrë kurrë me mend që një ditë do mbante në duar fëmijën e saj që aq shumë e kishte dëshiruar.

    38-vjeçarja nga Hampshire kishte ëndërruar gjithmonë të bëhej nënë dhe të kishte një familje të madhe e të bukur. Kur u martua me bashkëshortin e saj Ian, ishte më e bindur se kurrë që do i përkushtohej rritjes së fëmijëve që do të kishin.

    Mirëpo gjërat për çiftin e ri nuk shkuan aspak siç do të kishin dashur, në gati 12 vite martesë Rachael u detyrua të ab.ortonte plot 8 herë, derisa në jetën e saj erdhi në janar të 2017-ës, Ellis.

    Ishte viti 2009, kur ajo mbeti shtatzënë për herë të parë, një lajm i cili sigurisht lumturoi mamanë e re në pritje të ëmbël. Çdo gjë po shkonte shumë mirë, derisa filloi të shfaqte problemet e para.

    Fjalët e saj:

    Në momentin e parë kur mora vesh se isha shtatzënë, vendosa të shkëputem nga puna dhe t’i përkushtohesha maksimalisht kësaj etape të re në jetën time. U konsultova me mjekët dhe çdo dukej në rregull, derisa pashë disa njolla gj.aku.

    Fillimisht mendova se ishte normale, por situata sa vinte e përkeqësohej. Përfundova në ‘’Basingstoke Hospital’’ dhe pasi bëra disa analiza gj.aku, më njoftuan se kisha ab.ortuar. Iu nënshtrova një ndërhyrjeje kir.urgjikale pasi gja.kderdhja nuk pushonte. Mendova se mund t’i ndodhte çdokujt dhe u përpoqa të tregohesha e fortë për veten dhe tim shoq.

    Pas gjashtë muajsh provova sërish të mbetesha shtatzënë, ia dola, por u përsërit i njëjti skenar. Herën e tretë kërkuam që të përdornim teknikën e fertilizimit IN VITRO, por nuk u përzgjodhëm pasi analizat treguan se ishim të gatshëm për të bërë fëmijë.”
    Rachael ngelte shtatzënë, por pritja e saj shkonte deri në javën e 6 e diçka e keqe ndodhte më pas.

    Ajo ngeli sërish shtatzënë dhe me mbështetjen morale të bashkëshortit të saj, të dy l.uftuan për fëmijën e tyre. Ajo shprehet se mrekullia më e madhe që mund të ekzistojë është që një femër të bëhet nënë.