/“Ethet” e luftës Turqi-Greqi/ Mitsotakis: Po na cenohet sovraniteti i vendit

“Ethet” e luftës Turqi-Greqi/ Mitsotakis: Po na cenohet sovraniteti i vendit

Forcat e armatosura greke dhe ato turke janë në gjendje gatishmërie duke paralajmëruar kështu, rrezikun e një konflikti të armatosur mes dy vendeve fqinje.

Situata në Mesdheun Lindor është tensionuar ndjeshëm pasi Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti shpimet në kërkim të gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo.

Por nga ana tjëter, qeveria greke ka bërë të qartë se operacione të tilla nuk do të tolerohen në territorin grek.

Kryeministri Kiriakos Micotakis ka biseduar me kancelaren Angela Merkel e cila ka komunikuar gjithashtu edhe me palën turke.

Kreu i ekzekutivit grek ka deklaruar se po cënohet sovraniteti i vendit.